Grubi nga Vrapçishti u dërgon mesazh Selës dhe Taravarit (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi me armatën e gjelbërt të BDI-së i ka dërguar mesazh të fortë dy krerëve të partisë opozitare shqiptare Selës dhe Taravarit .
Nga Vrapçishti ai përmes një fjalimi “S’un rin me neve” jo vetëm që ka pushtuar rrjetet sociale.

Grubi u ka kujtuar shumë fragmente politike këtij subjekti nga dështimet e mëdha me komunat që ka keq qeverisur dhe deri tek përulja e krerëve opozitarë kundrejt himnit maqedonas në tubimet partiake të nacionalistëve të VMRO-së me të cilët tashmë ASH ka një koalicion.

Grubi u ka kujtuar se BDI është një forcë serioze politike që askush nuk mund ti përafrohet edhe përkundër ofendimeve të ulëta që u bën opozita mbështetësve të BDI-së që ASH i etiketoi si banditë.

“S’un ri me neve askush që mund të nasfidojë me programe të tilla. S’un ri me neve askush që ju thërret juve banditë. S’un ri me neve askush që i rri gatitu himnit të VMRO-së në mes të Gostivarit dhe Tetovës” deklaroi Artan Grubi në tubimin madhështorë të Vrapçishtit ku merrte pjesë edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.


Shtuar 6.10.2021 08:59