Gruaja që pretendon se është martuar me fantazmën e Michael Jackson: I pëlqejnë biskotat

Billie Jean nuk është i dashuri i kësaj gruaje. Në fakt, ajo pretendon se është martuar me fantazmën e mbretit të Pop-it, Michael Jackson. Gruaja, e quajtur Kathleen Roberts, ne një artikull për “Daily Star”, u shpreh se këngëtari i propozoi asaj “në mënyrë të qartë” me një “unazë fejese rozë”. Gjithashtu, ajo habiti me rrëfimin duke pretenduar se ata të dy hanë së bashku, e për më tepër tha se “atij” i pëlqejnë shumë biskotat.

“Atij i pëlqen të hajë në mua. Ai i do biskotat. Ai flet shumë më tepër nga sa prisja si një fanse e mëparshme. Ai më tremb me vizionet merimangë dhe vizionet e kufomës së vdekur nëse e puth ose përpiqem të filloj romancën fizikisht”, u shpreh Roberts, duke shtuar se ikonës së ndjerë të muzikës nuk i pëlqen të preket.

Ajo tha se ndihet e veçantë pasi Jackson e zgjodhi atë për gruan e tij dhe se ata e trajtojnë marrëdhënien e tyre sikur të ishin të martuar bashkë.

“Ne kemi uljet dhe ngritjet tona, por Michael, e vërteta është se unë thjesht nuk mund të ndaloj së dashuruari ty,” -u shpreh Roberts.

Gruaja, e cila pretendon gjithashtu se është Marilyn Monroe e rimishëruar, thotë se aftësitë e saj të mbi natyrshme janë ngatërruar gjithmonë me skicofreninë.