Një grua në Kalithea të Greqisë ka përjetuar minuta tmerri pasi disa persona i kishin hyrë në shtëpi për të grabitur.
Gruaja doli ballë për ballë me hajdutët brenda shtëpisë së saj, në momemtin kur u kthye në banesë dhe konstatoi se dera ishte e thyer.
Grabitësit nuk kanë ngurruar ta godasin gruan në kokë dhe e kanë lidhur në dysheme për të kontrolluar të pashqetësuar ambientet dhe kanë rrëmbyer rreth 100 euro.
Ata më pas janë zhdukur.
Viktima ka qëndruar e shtrirë në dysheme për disa orë.
Sipas medieve greke, familja e saj u shqetësua pasi gruaja nuk ju përgjigj në telefon dhe lajmëruan policinë.
Ishte patrulla e policisë ajo që e gjeti gruan me rrip në qafë dhe me shenja në duar pas dhunës së ushtruar nga grabitësit.
Policia mblodhi provat në vendin e ngjarjes dhe shenjat e gishtave për të bërë të mundur identifikimin e autorëve./albeu.com