Gruaja belge vdes pas marrjes së vaksinës J&J, EMA nis hetimet

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar se po shqyrton vdekjen e një gruaje belge e cila pësoi mpiksje gjaku, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Johnson & Johnson.

Ky është raporti i parë i vdekjes pas administrimit të kësaj vaksinë, informon albeu.com.

EMA tha se i kishte kërkuar industrisë farmaceutike amerikane të kryejë një seri studimesh shtesë për të ndihmuar në përcaktimin nëse kishte një lidhje midis vaksinës dhe TTS (sindroma trombocitopenike).

EMA do të rishikojë rastin e Belgjikës dhe raporte të tjera të trombozës në bashkëpunim me shërbimet mjekësore belge dhe sllovene.

Sidoqoftë, nuk ishte e qartë pse autoritetet sllovene u përfshinë në hetim, as nuk u dhanë detaje të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 26.05.2021 19:38