Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe, deklaroi se brenda një jave vendi pritet të marrë 50,000 doza të vaksinës koronavirus nga Bullgaria dhe 20,000 doza nga Greqia.
Venko Filipce deklaroi se me shumë gjasa këto vaksina do të jenë të AstraZeneca, e cila po u jepet vetëm për personat mbi 60 vjeç në Maqedoninë e Veriut.
Sipas informacionit nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, deri më tani 315,781 qytetarë të vendit kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 81,273 qytetarë kanë marrë dozën e dytë, dmth vetëm 4% e popullsisë është vaksinuar me dozën e dytë.
Arsyeja për këtë përqindje të vogël është për shkak të vonesës me të cilën filloi vaksinimi në Maqedoninë e Veriut, por edhe për shkak të mungesës së vaksinave në vend./albeu.com