Greqia bën një hap pas, pranon ndihmën e Shqipërisë për zjarret

Greqia ka bërë një hap pas dhe ka pranuar ndihmën e Shqipërisë, që fillimisht e refuzoi, në lidhje me zjarret.

Situata në vendin fqinj vijon të mbetet shumë problematike me shpërthimin e zjarreve që janë bërë thuajse të pakontrollueshme.

Ditën e djeshme u raportua për 18 viktima që dyshohet se ishin emigrantë, të cilët u gjetën në zonat pyjore në veri të vendit. Mes tyre ishin edhe du fëmijë.

Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret. Ndërkohë një spital në qytetin e Aleksandoupolis u desh të evakuohej.

Zonat pyjore në Aleksandropoli dhe në Rodopi gjithashtu janë përfshirë nga flakët, teksa në Aleksandropoli, zjarrfikësit vijojnë prej disa ditësh ‘luftën’ me flakët.

 


Shtuar 23.08.2023 17:30