Një tjetër rast tronditës i abuzimit me të mitur, është zbuluar në Greqi. Një 56-vjeçar shqiptar nga Saranda, është arrestuar në Athinë për përdhunimin e një vajze të mitur.
Autori i këtij akti të rëndë është Kozma Papa, 56-vjeç me origjinë nga fshati Dhrovjan i Sarandës, ndërkohë është arrestuar nga policia greke, me akuzën e përdhunimit të një të miture.
Mediat greke, bëjnë me dije se Papa, duke përfituar nga shoqëria që kishte me nënën e të miturës, hynte në banesë për abuzoi me vajzën e vogël kur ajo ishte vetëm 8-vjeç.
Sipas autoriteteve greke, ky episod është kryer për 7 vite rresht.
E mitura u tregoi hetuesve, se autori kryente akte seksuale me të që në moshën 8-vjeç dhe vazhdonte ende deri para pak ditësh.
Madje, herën e fundit që ata patën një kontakt, ajo ishte detyruar t’i dërgojë autorit edhe një foto intime të saj.
Ajo tha se kishte frikë ta denonconte, pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë së saj.
Ka qenë nëna e vajzës që zbuloi rastësisht fotot e vajzës së saj në telefonin e autorit dhe pasi verifikoi vërtetësinë e fakteve, e denoncoi atë në polici dhe prokurori.
Menjëherë, ai u arrestua dhe pritet të përballet me vepra të dënueshme të parashikuara në 7 nene të kodit penal, për krimet ndaj të miturve nën 14-vjeç.
Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së hënës.