Gramoz Ruçi bën paqe me gazetarët para largimit, tërheq vendimin e kritikuar

Kuvendi i Shqipërisë është tërhequr nga vendimi i marrë një muaj më parë për të mbyllur dyert e tij për gazetarët, vendim që solli dhe protestën e raportuesve të politikës.

Në një postim në Instastory, gazetarja Esiona Konomi shkruan se tani gazetarët dhe kamerat do të mund të jenë pjesë e komisioneve.

Ky vendim është marrë nga Kuvendi me kryetar Gramoz Rucin i cili në shtetor tërhiqet tërësisht nga politika.

“Kuvendi tërhiqet. Lejon gazetarët dhe kamerat të hyjnë në Komisione,”- shkruan Konomi krah fotos ku shihet dhe vendimi i marrë nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Lidhur me kërkesën për lejimin e prezencës fizike të gazetarëve në komisionet parlamentare si dhe lejimin e përdorimit të aparateve celularë në ambiententet e komisioneve nga ana e tyre, kjo kërkesë merret në konsideratë, duke u mundësuar atyre aksesin e plotë të çdo informacioni, përtej asaj që mundëson sistemi,”– shkruhet ndër të tjera në vendim.


Shtuar 6.07.2021 14:42