Detaje të reja janë zbuluar nga kapja e lëndës narkotike në një kontenier me banane në portin e Durrësit.
Burimet për albeu.com bëjnë me dije se në këtë kontenier janë kapur 11 kg e 650 gramë kokainë.
Siç duket edhe nga pamjet, pakot me drogë ishin të futura brenda kutive që duhet të transportonin banane, ndërsa ishin mbështjellë me shumë kujdes me letër celofan ngjyrë gri. Ndërsa për të siguruar që nuk do të lëviznin kanë përdorur dhe celizol.
Mësohet se kamioni është nisur nga Porti i Pireut më 8 korrik dhe mbërriti në portin e Durrësit 2 ditë më parë, ndërsa bananet ishin porositur nga një firmë shqiptare. /albeu.com/