Grabitje si në filma, autorët marrin valixhet me para, plagosin 3 persona

Një grabitje “spektakolare” ka ndodhur në mes të ditës në Belin ku agresorët kanë sulmuar një makinë të filialit të një banke.

Sipas informacioneve paraprake, ka pasur edhe krisma.

Tre persona janë dërguar drejt spitalit ndërsa disa të tjerë kanë marrë plagë lehta.

Gazeta gjermane BILD publikoi pamjet kur autorët e maskuar largohen me një Audi të zi, pasi kanë marrë valixhet me para.

Një vit më parë në Berlin u sulmua një transportues parash. Sërish atëherë autorët u larguan me një Audi.

Në fillim të këtij viti u sulmua një transportues parash përpara një supermarketi. Rastet janë përsëritur disa herë.

Një hetim po kryhet për grabitjen e radhës, dhe policia ka dyshime se mos është e njëjta bandë./albeu.com