Grabitet Kredo.al në Peshkopi, autori merr paratë dhe zhduket

Paraditen e kësaj të marte, në Peshkopi është grabitur institucioni financiar Kredo.al. Policia bën me dije se një person i armatosur dhe me maskë kanë tentuar vjedhjen në mes të qytetit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Gjitashtu janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe janë sekuestruar kamera.

Njoftimi i policisë:

Dibër/informacion paraprak

Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po kqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 11:00