Bayern Munich po mendon riblerjen e Renato Sanches

Corentin Tolisso pritet të largohet si lojtar i lirë nga Bayern Munich, dhe kjo ka bërë që bavarezët të shqyrtojnë opsione për mesin e fushës.

Sipas Calciomercato, “bavarezët” po bëjnë çmos për të nënshkruar me mesfushorin e Lille, Renato Sanches.

Sanches ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës së Bayern. Portugezi luajti me Bayern për 3 vite para se t’i bashkohej Lille, në vitin 2019 për 18 milionë euro./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 11:05