Grabitën vilën e futbollistit italian në Ibiza, momenti kur policia arreston shqiptarin dhe spanjollin (VIDEO)

Një shqiptar dhe një spanjoll janë lënë në burg në Denia, për grabitjen e Marco Verratti në një vilë në Ibiza në pronësi të ish-lojtarit Ronaldo Nazário.

Katër persona të tjerë të arrestuar në  Costa del Sol  janë liruar nga akuza. Arrestimet janë pjesë e një operacioni të  Policisë Kombëtare të  koordinuar nga Gjykata e Instruksionit në Murcia, ku nisën hetimet.

Hetimi i policisë lidh bandën e çmontuar me gati njëzet sulme në shtëpi, sipas burimeve pranë rastit. Dy të arrestuarit në Dénia janë mbajtur në Komisariat që nga arrestimi i tyre të martën e kaluar, kur zbritën nga  trageti  që i transferoi nga Ibiza.

Në makinë agjentët  gjetën sende nga  grabitja milionëshe e lojtarit të Paris Saint-Germain, i cili raportoi për vjedhjen e 10 mijë eurove dhe bizhuteri dhe ora me vlerë rreth  tre milionë  euro. Çështja është nën hetim dhe të arrestuarit në Dénia, të ndihmuar nga avokati  Francisco Miguel Galiana Botella , përfituan nga e drejta e tyre për të mos dëshmuar në zyrat e policisë.

Shtetasi shqiptar i ndaluar në deklaratën e tij ka saktësuar se ka mbërritur në ishullin Ibiza të hënën e kaluar, një ditë pas grabitjes.

Kujtojmë se mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti, i janë vjedhur bizhuteri dhe para.

Në momentin e grabitjes nuk kishte njeri në shtëpi dhe nuk kishte asnjë shenjë se dera ishte hapur me dhunë për të hyrë në pronë.

Italiani po qëndron në Ibiza në pronën që zotëron ish-sulmuesi brazilian dhe presidenti aktual i Real Valladolid./albeu.com