Grabitën në një qendër tregtare në Tiranë, vihet në pranga 29-vjeçari, 3 të mitur në hetim

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga Elvis Hasani, 29-vjeç , ndërsa 3 të mitur të moshës 17- vjeç janë vënë në hetim, pasi akuzohen se kanë vjedhur në një qendër tregtare në Tiranës.

Sipas policisë, të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në një qendër tregtare.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan produktet e vjedhura.

Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 8.01.2024 09:54