Skuadra braziliane e Santosit kualifikohet për në fazën finale të kompeticionit të njohur amerikano-jugor, së Kupës Libertadores.
Sfida e parë përfundoi me rezultatin 1-3 dhe takimi i mbrëmshëm përfundoi me barazimin 2-2. Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim ishte goli i realizuar nga 17-vjeçari Markus Leonardo i skuadrës së Santosit pas vetëm 22 minutash lojë, ku ka realizuar gol me një kënd të pamundur shënimi.
Një gol thuajse i pabesueshëm duke shtangur portierin Deveki i cili u kap në befasi.