Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3610 teste të kryera janë regjistruar 949 raste të reja me Covid-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 737 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 144.111 raste, prej të cilëve 119.683 janë shëruar, kurse 4322 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 20.106 raste aktive me virusin korona.


Shtuar 14.04.2021 16:28