“Goditja” Rusisë këtë radhë i vjen nga Estonia

Estonia i është bashkuar nismës së disa vendeve të tjera për të ndaluar hapsirën e saj ajrore për avionët rusë.

Pas Estonisë pritet që edhe vende të tjera baltike, Lituania dhe Letonia të ndërmarrin të njëjtin hap.

Lajmin e bëri të ditur në një deklaratë për mediat ministri lituanez i Transportit, Marius Skuodis.

Kryeministrja estoneze Kaja Kallas përmes një postimi në Twitter u bëri thirrje të gjitha vendeve të tjera të BE-së që të ndjekin shembullin e tyre.

“Nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor në qiejt demokratikë”, shkruan ajo.

Ndërkohë kujtojmë që deri më tani Polonia, Bullgaria dhe Republika Çeke kanë vendosur ndalimet e hapësirës ajroje për linjat ruse.

Ndërkohë që me 24 ditën kur Rusia sulmoi Ukrainën, Britania e Madhe ndaloi linjën ajrore kombëtare ruse Aeroflot të ateronte në Britani./albeu.com/


Shtuar 26.02.2022 14:58