Uniformat blu, kanë goditur gjatë natës grupin kriminal Rraja dhe ka vënë në pranga 6 persona.
Ndërkohë, raportohet se 3 anëtarëve të grupit të trafikut të drogës, iu komunikua masa e arrestit brenda në qeli pas operacionit të SPAK.
Masa e sigurisë iu komunikua në burg:
1.Islam Sefës
2.Aldo Gjinit
3.Jani Çavos.
Emrat e personave të arrestuar:
1.Marvin Genci Bushati
2.Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
3.Sokol Myslym Qaja
4.Gazmir Xhemali Rraja
5.Perparim Kadri Rraja
6.Rexhep Xhelal Rraja.
Sipas hetimeve paraprake, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal.


