Goditja e fundit ndaj Berishës! Kadilli reagon ashpër pas kërkesës së Yuri Kim për Bashën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, mesditën e sotme zhvilloi një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha në selinë blu.

Gjatë këtij takimi, Yuri Kim ka vlerësuar rolin e PD në krijimin e raportëve të Shqipërisë me Amerikën por ka duke “i dhënë sulmin e fundit” ish-kryeminitrit Sali Berisha.

Kim i kërkoi Bashës të distancohet nga Berisha, ndaj të cilit është  vendosur “non grata” nga SHBA për korrupsion.

Ambasadorja e SHBA kërkoi që Berisha të mos ishte në Kuvendin e ri në Shtator pas mandatit të fituar.

Pas këtij takimi, ka reaguar Fatbardh Kadilli, ish-kandidati për kryetari I PD-së, njëherësh anëtar i Kryesisë së selisë blu.

Sipas Kadillit, është e turpshme që kryetari I PD-së, të vihet me shpatulla pas murit nga ambasadorja e SHBA-ve, për një çështje që sipas tij Basha po e zvarrit prej kohësh.

Fatbardh Kadilli shkruan se PD duhet të ndahet nga trashëgimia e të shkuarës dhe të shohë përpara.

“Është e turpshme që kryetari i Partisë Demokratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e USA për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është.

Është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me standardin dhe kërkesat e SHBA, vendit që ka një peshë të madhe në krijimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm për të ruajtur karrierën apo karrigen, por aspak pse ai beson me sinqeritet tek aleanca strategjike me SHBA.

Mbërritja në këtë situatë nuk e rrit besimin tek lidershipi i tij, por e zvogëlon atë edhe më shumë në raport me shqipërinë, SHBA dhe demokracinë.

Në Kuvendin Kombëtar u bëra thirrje demokratëve “për t’u ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione të na lidhin me atë. Demokratë të shohim nga e ardhmja”- thekson Kadilli.

Fjala e Kim pas takimit me Bashën:

“Patëm një diskutim shumë të mirë me Bashën sot, ishte në vijim të takimit që kemi pasur kur Reeker ishte në Tiranë. Folën për forcën e marrëdhënieve Shqipëri dhe SHBA, për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve me SHBA dhe rëndësinë që vendi të qëndrojë në shtegun drejt BE.

Është e padyshimtë fakti që roli që PD ka luajtur është i domosdoshëm dhe po aq mirë që PD do kthehet në shtator. Kuptojmë që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet, por që janë shqyryar në raportin e OSBE. Do të jetë tejet e rëndësishme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënevse dhe ne do të mbështesim përpjekjet për demokracinë.

PD do të rikthehet në Kuvend e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake, përgjegjësia që liderët e partive politike kanë të shoqërohen nga deputetë që meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. PD të mendoj për këtë çështje. PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi. Ironike që një parti të hante bar për hatër të një deputeti të saj”, tha Kim./albeu.com/

 


Shtuar 30.07.2021 16:25