Goditi rojën e sigurisë së Gjykatës të Vlorës, arrestohet avokati Redi Llanaj

Policia e Vlorës ka vënë në pranga avokatin Redi Llana, pasi dhunoi fizikisht rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës. Llana akuzohet për goditje për shkak të detyrës. Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se avokati ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin e sigurisë pas një konflikti. Ndërkohë grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave të plota.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, shtetasin R. Ll., 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat, pasi më datë 10.10.2025, rreth orës 12:30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjatë një konflikti, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin në detyrë të sigurisë së objektit të këtij institucioni, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në fytyrë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 10.10.2025 16:23