Policia italiane i ka dhënë fund aktivitetit të dy bandave të trafikantëve të drogës në Milano.
Hetimi, i koordinuar nga Drejtoria e Rrethit Anti- Mafia e Milanos, parashikon ekzekutimin e shumë masave të paraburgimit të lëshuara nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Milanos “kundër dy shoqatave kriminale që veprojnë në Milano dhe kushtuar trafikimit ndërkombëtar dhe kombëtar të drogës, të përbërë nga kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë që importuan sasi të mëdha kokainë, hashash dhe marijuanë në Lombardi të cilat më pas i shpërndanë në rajone të ndryshme të Italisë “.
Hetimet e kryera nga sektori Anti-drogë i Skuadrës Mobile të Milanos, u koordinuan nga Shërbimi Qendror i Operacioneve dhe DCSA në bashkëpunim edhe me autoritetet shqiptare.
Ende nuk janë zbuluar identitetet e të arrestuarve, teksa në vijim pritet deklaratë nga shteti fqinj.