Gazetari Artan Hoxha u shpreh se hakerat iranianë kanë arritur të kenë në duar edhe informacione që lidhen me regjistrin banker të Shqipërisë.
Komentet Hoxha i bëri në emisionin “Opinion” ku ishte i ftuar, duke ju referuar një liste të publikuar nga vetë faqja Homeland Justice.
Hoxha shtoi se ne nuk kemi dijeni se çfarë informacioni është tashmë në duart e hakerave iranianë.
“Ditën e parë kur kanë hakeruar të dhënat kam parë serverat e institucioneve shqiptare të goditur nga hakerat iranianë. Ata çdo javë hedhin diçka. Midis atyre serverave janë serverat e institucioneve kryesore, tatime, gjykata, Avokati i Popullit, bashkia Tepelenë, Pogradec, të dhëna të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Por mbi të gjitha, aty është edhe regjistri banker i Bankës së Shqipërisë. Ata kanë nxjerr një listë serverave që sipas tryre i kanë sulmuar. Ne nuk e dimë çfarë kanë marr ata”, tha Hoxha.