Gledis Nano vijon “spastrimet” në Polici, Mati e Bulqiza me ndryshime rrënjësore

Me ardhjen në detyrë të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, po vijojnë ndryshimet rrënjësore në strukturën e këtij institucioni.

Këtë ndryshime kanë prekur komisariatet në disa rrethe të vendit.

Kështu në Mat është emëruar shef i komisariatit Kryekomisar Ervin Hasrama në vend të  Gazmend Demrozi, i cili është transferuar në të njëjtin pozicion në Kuçovë.

Po ashtu ndryshime ka edhe në Komisariatin e Bulqizës. Arben Sula ka lënë drejtimin e këtij komisariati duke u zëvendësuar me Florian Rrasa./albeu.com/