Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën e gjyqtarit Agron Zhukri për t’u tërhequr kryesimi i trupës për të gjykuar ndryshimet e bëra në statusin e Partisë Demokratike, dhe të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish lideri i demokratëve Sali Berisha.
Në këto kushte, është vendosur që çështja të gjykohet nga Zhukri.
“Ju informoj lidhur me kerkesen e depozituar ne gjykate nga ana e Partise Demokratike me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombetar” ju bej me dije se pas hedhjes së shortit, gjyqtar i ceshtjes eshte caktuar gjyqtar Agron Zhukri.
Ky i fundit, pasi ka administruar dosjen gjyqësore ka paraqitur para Zv/Kryetarit të Gjykatës kerkesen per heqje dore nga gjykimi. Bazuar në nenet 72 dhe 73 te K.Pr. Civile, është vendosur “Mospranim i kerkeses”, nga ana e ZV/Kryetarit te Gjykates. Ne keto kushte ceshtja eshte në gjykim tek gjyqtar Agron Zhukri, ne pritje per tju nenshtruar proçedurave te shqyrtimit gjyqësor”, thuhet në njoftim.
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i depozitoi më 15 dhjetor në Gjykatë ndryshimet statutore që u miratuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, me qëllim për të legalizuar çdo ndryshim të miratuar në Kuvend.