Kryeministri i vendit, Edi Rama foli edhe për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Bordit të Paqes në SHBA, Rama u shpreh se bordi duhet të merret me Kosovën.
Lideri i qeverisë theksoj se presidenti i Kosovës në atë kohë u ndalua që të firmoste marrëveshjen me pesidentin Trump. Ndërsa sot presidenti i Kosovës, ka kaluar 6 vite në paraburgim në Hagë.
Edi Rama: Jo vetëm duke vendosur paratë, por edhe duke sjellë arkitektët tanë që bota të shndërrojë plagët në shenja shprese. Shqipëria është nder në këtë zinxhir. Më lejoni që të sjell vëmendjen tek një konflikt shumë afër Shqipërisë. Presidenti i Kosovës në atë kohë u ndalua që të firmoste marrëveshjen me Presidentin Trump, sot Presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim në Hagë. Disa këtu duhet të jenë të turpëruar për atë proces. Në këtë moment vetëm pak muaj qëndrojmë mes një burri që qëndroi ndaj një spastrimi etnik. Ju falënderoj shumë që përfshitë Shqipërinë në këtë Bord.


