Gjykata lë në burg shokët e Aldi Ramës, avokati i hedh fajin medias: Ju ua keni bërë gjyqin

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për dy shokët e Aldi Ramës, Kristian Sherri dhe Armando Marku.

Ata ishin me 21-vjeçarin kur ky i fundit vrau me dy plumba nënkomisarin Saimir Hoxha gjatë një akisoni anti-droge.

Pas njëhjes me masën e sigurisë, ka folur për mediat avokati Gjon Huli. Huli ia ka kaluar fajin medias duke thënë se ishin portalet dhe televizionet që ua bënë gjyqin dy të rinjve.

“Unë do jap një intervistë me kushtin që ju të mos e devijoni. Se për këta dy të rinjtë që u vendos masa e sigurisë “arrest me burg” gjyqin jua keni bërë ju gazetarët e mediave online dhe atyre audiovizive, tash tre katër ditë. Të gjitha mediat e Shqipërisë janë marrë me këtë rast dhe padrejtësisht me këta dy. E vërteta qëndron se policia ka pjesën e vetë për shkak të cilave ka humbur jetën dhe një oicer i nderuar i forcave të policisë. Në momentin që ka ndodhur ngjarja polcia ka qenë pa shenja dalluese që i identifikon. Ju dhe Gjykata me Prokurorinë mundohen të ruajnë veprimet e paligjshme të policisë shtetit. Pretentimet e orhganit të akuzës janë se dy të mbrojturit prej nesh kanë kryer veprën penale të moskallëzimit të krimit. a ka ndodhur në prezencë me policinë, nuk kanë pasur lidhje me vrasësin. Këta po të kishin lidhje, do të kishin ikur me ata, por kanë ndihmuar policinë për të vënë në ambulancë personin e plagosur. Jemi para faktit që dy të mbrojturit prej nesh nuk kanë kryer asnjë vepër penale,” tha ai duke shtuar se vendimi do të ankimohet.

Vendimi i Gjykatës së Lezhës:

Në vijim të komunikimit të datës 01.10.2021 bazuar në ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” ju informojmë se :

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin e datës 01.10.2021 ka vendosur si me poshtë:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim Armando Marku.

3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” për personin nën hetim Armando Marku, duke urdhëruar mbajtjen e tij në një institucion paraburgimi.

4. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim Kristjan Sherri.

5. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” për personin nën hetim Kristjan Sherri, duke urdhëruar mbajtjen e tij në një institucion paraburgimi.

6. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Shkodër, brenda 5 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit./albeu.com


Shtuar 1.10.2021 14:35