I riu u gjet pa shenja jete një banesë të braktisur, policia: Trupi është transportuar në morgun e Tiranës, nga ekspertiza rezulton se…

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kryen veprimet e para hetimore, pasi më datë 04.04.2026, në orët e para të mëngjesit, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë kanë njoftuar se pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se shtetasi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Të lidhura

None found

Trupi i 19 vjeçarit është transportuar në morgun pranë IML-së në Tiranë, për t’iu nënshtruar autopsisë mjekoligjore.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.


Shtuar 5.04.2026 14:23