Dita e sotme, është një ditë vendimtare për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi Gjykata e Lartë, do të shqyrtoje rekursin e tij përmes të cilit kërkon heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, ku mbahet prej 30 dhjetorit 2023.
Berisha nuk i ka fituar betejat e deritanishme me drejtësinë, pasi çdo kërkesë e tij është rrezuar nga Gjykata e Posaçme apo Apelit të Posaçëm.
Në mënyrë të përsëritur avokati i tij Genci Gjokutaj, këmbëngul se drejtësia po vepron nën urdhrat e kryeministrit dhe qëllimi është që Berishës t’i digjet mandati i deputetit.
Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani.
SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë. Zgjatja e afateve të hetimit pritet të miratohet nga Gjykata e Posaçme.