Gjykata e Lartë refuzon rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i arrestuar i Lushnjës dhe vartësit e tij

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e bërë nga ish-kreu i Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe dhe vartësit e tij.

Gjykata vendosi mospranimin e rekurseve të paraqitura nga personat nën hetim Fatos Tushe , Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Bujar Murati kundër vendimit nr.24, datë 28.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kujtojmë se Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik së bashku me zyrtarët e lartpërmendur për “Shpërdorim detyre”. Ai ka firmosur tenderin korruptiv me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj./albeu.com


Shtuar 8.02.2022 16:27