Gjykata e la të lirë, Prokuroria ankimon vendim e Apelit, kërkon rikthimin e Encës në qeli

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar rikthimin në qeli të këngëtares Ruenca Haxhia, e njohur si Enca.

Në shtëpinë e kësaj të fundit disa ditë më parë u zbuluan disa vazo ku kultivonte kanabis sativa.

Ajo qëndroi vetëm dy ditë në qeli, teksa në seancën për caktimin e masës gjykata e Tiranës e nxori me “detyrim paraqitje”, përkundër kërkesës së Prokurorisë që kërkonte vijimin e hetimeve nën masën “arrest në burg.”

Organi i akuzës ka ankimuar në Apel vendimin e shkallës së parë.

Ditën e djeshme, Enca reagoi për herë të parë pas arrestimit.

“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova”, shkroi në një foto të postuar në Instastory./Albeu.com/


Shtuar 19.09.2023 13:31

Tags: ,