Në Kuvend po zhvillohet konferencë jubilare kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.
I pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se si kurrë më parë Gjuha Shqipe është në rrezik pasi askush s’e ka mendjen sa saktë shkuan, por e ka mendjen të bëjë send sa më shpejt.
Më tej, Rama u ndal te unifikimi i Gjuhës Shqipe, ku u shpreh se është një nga vlerat më të mëdha.
Kryeministri për Akademinë e Shkencave tha se mund të ishte shumë para sot, po të mos ishte bërë kasaphane nga vlugu i politikës dhe kryengritja e injorantëve.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1764848897206483
“Gjuha Shqipe është e kërcënuar si asnjëherë më parë. Si asnjëherë më parë, gjithë ato që thuhen dhe ndërmerren kundër gjuhës shqipe në rendin e pavërtetë pseuakademik, janë vetëm maja e një ajsbergu që po e gërryen gjuhen shqipe nga poshtë përmes shpërdorimit total të saj në një botë komunikimi ku askush s’e ka mendjen sa saktë shkuan por e ka mendjen të bëjë send sa më shpejt. Fjalori i madh i gjuhës shqipe do të jetë një gur themeli për të përforcuar atë themel të jashtëzakonshëm që vendosëm themeluesit e Akademisë së Shkencave. Besoj se unifikimi i gjuhës shqipe është një nga vlerat më të mëdha që askush nuk duhet ta prekë apo shpërdorojë. Sot jemi shumë larg nga ajo që duhet të ishim nëse do të ishte garantuar vijueshmëria e akademisë së Shkencave. Dhe në rast se mes aktualitetit në të cilin flasim nuk do të kishte hyrë sot vlugu i politikës dhe kryengritja e injorantëve nuk do të kishin bërë gjithë atë kasaphanë që bënë në rrjetin e dijes dhe në infrastrukturën e saj. Ndërkohë që është fakt se ne jo vetëm që nuk patëm vëmendjen dhe mirësinë në këto dekada të mendojmë për vijimin, por goditëm me themel vatrën e Akademisë së Shkencave dhe mbetën jashtë rrugëve të bashkëpunimit me Europën”, tha Rama./albeu.com