GJKKO i caktoi masën “arrest në shtëpi”, Ajola Xoxa mbërrin në Shqipëri

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranë, Ajola Xoxa ka mbërritur në Shqipëri. Më parë u raportua se Xoxa ndodhej në Itali teksa GJKKO caktoi ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Bëhet me dije se me të mbërritur në aeroportin e Rinasit, Xoxa është shoqëruar nga oficerët e BKH.

Sipas SPAK, për Ajola Xoxën është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.


Shtuar 10.02.2025 20:43

Tags: ,