Gjykata e Posaçme, ka dënuar me dy 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.
Prokuroria kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3. Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim që ka të bëjë me pasurinë. Bëhet fjalë për një apartament në bregdet të cilin nuk e ka deklaruar.
Ish-kryebashkiaku socialist, u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.
Në mars të vitit të kaluar, Apeli i Posaçëm i shton dënimin Fatos Tushes, me 1 vit kur ku i fundit sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin. Ai rikthehet në burg për të përfunduar pjesën e mbetur, këtë radhë për veprën penale të Shkeljes së barazisë në tendera.