Çdo përgatitje protokollare është kryer dhe kryeministri Albin Kurti me ministrat e tij janë tashmë në hotelin ku pritet të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, raporton Gazeta Express.
https://www.facebook.com/albini2017/videos/352265807019544
Sipas agjendës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me delegacionin e tij ishte paraparë të vinin në orën 10:45
Në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive është planifikuar të nis në orën 11:15 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.
Më pas, është planifikuar një konferencë për shqyp e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.
Marrëdhëniet e ftohta të liderëve nuk i përjashtojnë marrëveshjet e ndryshme që nënshkruhen çdoherë kur organizohen mbledhje të përbashkëta. Të tilla do të ketë edhe sot
Mbledhja e fundit e tillë ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan. Aty ishin nënshkruar 13 marrëveshje.