Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me nofkën artistike Gjiko, të premten do të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi që akuzohet se në korrik të vitit 2015 ka dhunuar një të mitur.
Front Online posedon edhe aktakuzën e vitit 2017, sipas së cilës Gjiko akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve. Me të njëjtën thuhet se ai ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me të miturën.
Prokurorja e çështjes është prokurorja Sebahate Hoxha.