Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që i pandehuri Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.
Lajmi për lirimin e tij vjen në një ditë me domethënie të veçantë për familjen.
Më 19 mars, vëllai i tij i ndjerë do të festonte ditëlindjen e 16-të.
Kjo datë e lirimit përkon me një moment emocionues për familjen, pasi vëllai i tij, i cili humbi jetën tragjikisht në shtator të vitit të kaluar, do të shënonte sot 16-vjetorin e lindjes.
Gjesti ndërkohë e pranoi fajësinë, ndonëse u la i lirë pasi ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ligjor me Prokurorin e Shtetit.
Të njëjtit i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, marrë parasysh incidentin me kompaninë muzikore, “Onima”.
Këta të fundit kanë paralajmëruar se do të shfaqin prova e fakte në lidhje me këtë situatë të trazuar.
