Gjermania ka dalë me një thirrje të re pas tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
Drejtoresha për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Sussane Schutz, ka kërkuar që të “ndalen të gjitha provokimet në kufirin Kosovë Serbi”.
Ajo në një postim në Twitter u ka bërë thirrje të dy palëve për de-pershkallëzim të situatës dhe për një takim sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Çdo provokim në kufirin Kosovë-Serbi duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë situatën dhe të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetje e plotë për BE-në, Lajçakun dhe Borrellin”, ka shkruar ajo.
Any provocations at the #Kosovo #Serbia border must stop. We urge both sides to deescalate and meet as soon as possible. Full support for ?? @MiroslavLajcak @JosepBorrellF
— Susanne Schütz (@GERonWEB) September 26, 2021