Gjermania miraton ligjin për azilkërkuesit dhe bashkimet familjare, lehtësohen procedurat për qëndrim të përhershëm

Bundestagu gjerman miratoi sot ndryshimet e Ligjit mbi migracionin, me të cilat u ofrohet mundësi azilkërkuesve që jetojnë 5 vjet e më tepër në Gjermani si dhe punëtorëve me kualifikime për të marrë një leje të përhershme qëndrimi.
Për ndryshimet e këtij ligji votuan 371 deputetë të Bundestagut, 226 ishin kundër, kurse 57 deputetë abstenuan, raporton tagesschau.

Sipas planeve të Qeverisë Federale, e drejta e qëndrimit duhet të ofrojë perspektivë për migrantët e mirë integruar që jetojnë në Gjermani prej disa vitesh pa status të sigurt.

Përjashtohen kriminelët dhe personat që fshehin identitetin e tyre për të shmangur dëbimin, transmeton Telegrafi.

Kushdo që ka jetuar në vend për pesë vjet deri më 31 tetor 2022 dhe nuk ka kryer një krim, duhet t’i jepet 18 muaj afat për të përmbushur kërkesat për qëndrim afatgjatë – kjo përfshin njohjen e gjermanishtes dhe sigurimin e jetesës së tyre.

VIDEO


Shtuar 2.12.2022 14:15