Gjermania gati të rikthejë karantinën, rregulla të reja për ata që vijnë nga jashtë

Teksa bota po përballet me një situatë të vështirë në betejën me koronavirusin, Gjermania po shqyrton mundësinë  e vendosjes së karantinës dhe testeve të detyrueshme për të gjithë njerëzit që vijnë nga jashtë.

Sipas mediave të huaja, kancelaria gjermane Angela Merkel mund të zgjasë izolimin e pjesshëm kombëtar deri në muajin Prill.

Kufizimet aktuale duhej të hiqeshin në fund të këtij muaji, por zyrtarët paralajmërojnë zgjatjen e tyre për shkak të qarkullimit të varianteve të reja që rrisin nivelin e përhapjes së Covid-19.

Frika e një vale të tretë detyroi në parashtrimin e këtij vendimi, i cili do të diskutohet edhe me liderët rajonalë gjatë të hënës./albeu.com

Shtuar 21.03.2021 05:03