Ministria e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka deklaruar se tashmë ukrainasit do të marrin trajnime edhe nga Gjermania për mirëmbajtjen dhe përdorimin e armëve.
Baerbock tha se ndërsa partnerët e tjerë po i ofrojnë Ukrainës artileri, Gjermania do të ndihmonte me trajnimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
Gjatë një konferencë për shtyp në Riga me homologun e saj letonez Edgars Rinkevics, Baerbock shtoi se Gjermania kishte zgjedhur të mos i bënte publike të gjitha armët që kishte dërguar në Ukrainë.
“Ne kemi furnizuar Ukrainën me armë antitank, Stingers [sistemet e mbrojtjes ajrore] dhe shumë armë të tjera për të cilat nuk kemi folur në publik,” tha ministrja e Jashme.
Baerbock tha se vendi i saj do të ndihmojë forcat ukrainase të mirëmbajë sistemet e avancuara të armëve që ka marrë nga Gjermania dhe aleatët e saj, si dhe të trajnojë ushtarët për t’i përdorur ato./albeu.com