Gjergj Luca bëhet “tapë”, i nxjerr të gjitha sheshit: Unë dhe Viktor Zhusti kemi qenë hajdutë (VIDEO)

Një video po qarkullon në internet, ku shihet biznesmeni Gjergj Luca në një drekë me disa persona të tjerë. Nën efektin e alkoolit Luca ka filluar të flasë për të shkuarën e tij me një fjalor banal, dhe ka zbuluar se ka qenë hajdut dhe se ka bërë tre herë burg në kohën e komunizmit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, na vallen e tij, ka futur dhe aktorin Viktor Zhusti, ku tha se edhe ai kishte qenë hajdut dhe se bashkë vidhnin patate në Rlitë e Lezhës.

Por kulmi i delirit të biznesmenit ka arritur ndërsa ka rezervuar një seri anatemimesh në adresë të kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, të cilin e kishte në tavolinë.

Kujtojmë se Gjergj Luca është një figurë jo shumë e pëlQyer nga qytetarët, ndërsa njihet si mik i kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit e favorizon Lucën me koncesione multimilionëshe.

I fundit ishte koncesioni që Rama i firmosi për t’i dhënë ekskluzivitetin e kapjes së peshkut ton në ujërat shqiptare. Kjo ndodhi fiks disa ditë pasi Luca ofendoi fermerët që protestuan duke i quajtur barbona./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 10:36