Gjendet pa shenja jete një person në Shkodër

Policia e Shkodrës, njofton se një 43-vjeçar i pastrehë, është gjetur pa shenja jete në oborrin e një magazine ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”.

Burri dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

“Ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”, në Shkodër, në oborrin e një magazine është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. Sh., 43-vjeç (i pastrehë), i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak”,- njofton policia.


Shtuar 15.09.2025 09:34