Një ngjarje e rëndë raportohet mëngjesin e sotëm nga Durrësi.
Familjarët kanë gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë shtetasen S.H 29-vjeç.
29-vjeçarja dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com