Gjendet një person i pajetë në shtëpinë e tij në Prizren

Është gjetur një burrë pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Pejçiq të Prizrenit.

Policia në raportin 24 orësh njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës.

Bëhet e ditur me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.


Shtuar 18.12.2021 09:40

Tags: