Pas tragjedisë me Boeing 737-800 që u rrëzua në Guangxi të hënën, është gjetur një kuti e zezë, e cila megjithëse e dëmtuar rëndë, mund të ndihmojë në zbardhjen e shkakut të aksidentit ajror, raporton Independent.co.
Kina ka vendosur drone për të kërkuar më shumë prova në një zonë prej gati 680,000 metrash katrorë rreth vendit të rrëzimit të avionit.
Boeing 737-800, i cili u rrëzua të hënën me 132 persona në bord, thuhet se po udhëtonte me shpejtësinë e afërt me shpejtësinë e zërit në male. Avioni po kalonte në ajër me mbi 640 milje në orë dhe mund të kishte kaluar 700 mph.
Çfarë janë kutitë e zeza?
“Kutia e zezë” është ngjyrë portokalli, pasi kështu mund të gjendet më lehtë në vendngjarje. Ka dy lloje kutish: regjistruesi i të dhënave të fluturimit (FDR) dhe regjistruesi i zërit të pilotëve (CVR). Nëse avioni shpërthen në flakë, kutitë mund t’i rezistojnë një temperature më shumë se 1100 gradë Celsius për 1 orë, ose 260 gradë për 10 orë. Ato vendosen zakonisht në bishtin e avionit, pjesa që zakonisht ka më shumë gjasa të mbetet më pak e dëmtuar në rastin e një përplasje. Kutitë mund të regjistrojnë në kohë reale 25 orë të dhëna dhe komunikime. Më pas, pajisja i arkivon po vetë në sistem. Secila nga kutitë ka të integruar një gjurmues nënujor. Në rast se avioni zhytet në ujë, pajisja lëshon një sinjal zanor.
Ajo mund të transmetojë edhe në thellësinë 4.200 nën sipërfaqen e detit. Dhe mund të pulsojë 1 herë në sekondë për 30 ditë me radhë. Pas 1 muaji, bateria shkarkohet, dhe gjetja e kutisë së zezë, dhe bashkë më të edhe avionit, bëhet shumë e vështirë. Kutitë e zeza regjistrojnë 88 parametra. Mes tyre shpejtësinë e ajri, presionin atmosferik, lartësinë etj. Ato japin detaje mbi rripat e sigurimit, temperaturën në pjesën e pasagjerëve dhe bagazheve. Ato kushtojnë zakonisht 10-15 mijë dollarë secila. Është menduar që kutitë e zeza të bëjnë edhe regjistrimin video brenda avionit. Por kjo ide ka ngjallur shqetësime për shkeljen e privatësisë.