Fundosja e anijes me 14 persona në bord në Greqi po fillon të marrë përmasa tragjike, pasi një nga anijet kalimtare gjeti pak pas orës 16:00 pasdite të së dielës trupin e një marinari, anëtar i ekuipazhit. Trupi i pajetë u dërgua në portin e Mitilinës.
Kërkimet në zonën detare në jugperëndim të Lesvos, për gjetjen e 12 marinarëve të mbetur të anijes së mallrave, “RAPTOR” e cila u mbyt në rrethana të deritanishme të paspecifikuara, vijojnë në kushte të pafavorshme atmosferike.
Siç dihet më herët ditën e sotme një helikopter i Forcave Ajrore ka gjetur dhe shpëtuar një pjesëtar të marinës egjiptiane të ekuipazhit të anijes, i cili është dërguar në spitalin e Mytilinit. Informacionet thonë se marinari egjiptian është gjetur në majë të një fuçie me një dëmtim në kokë.