Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një fëmijë është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit nga babai.
Sipas policisë, fëmija është gjtur pa shenja jete rreth orës 06:50 të mëngjesit të ditës së djeshme.
Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për bërjen e autopsisë.
“Fushë Kosovë 23.04.2021–06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.