Në morgun e Sarandës ka mbërritur një shtetase pa jetë, raporton albeu.com.
Kufoma është sjellë nga Himara dhe mësohet se trupi i përket një gruaje të moshuar , 75 vjeç.
“Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktima dyshohet të jetë nëna e peshëngritësit Pirro Dhima, kampion bote me Greqinë.
E moshuara është gjetur pranë kazanëve të rakisë në afërsi të banesës.
Dyshohet se ka 3-4 ditë që ka ndërruar jetë./albeu.com