Katër gra janë gjetur të pajeta në Afganistan ditën e djeshme.
Lajmin e dha një zëdhënës i talebanëve, sipas të cilit, trupat e grave u gjetën në Mazar-i-Sharif në veri të vendit.
Mazar-i-Sharif që është një aktiviste për të drejtat e njeriut, tha për AFP se njihte një nga viktimat, Frozan Sanfi ishte po ashtu një aktiviste e njohur për të drejtat e grave në qytet.
Carrie Sayed Hosti, një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme, tha se dy të dyshuar ishin arrestuar pas gjetjes së trupave brenda një shtëpie. Një nga burimet, konfirmoi gjithashtu se të paktën një nga viktimat ishte një aktiviste për të drejtat e grave, familja e së cilës nuk dëshiron të flasë për mediat.
Që kur talebanët morën pushtetin në mes të gushtit, frika është përhapur në të gjithë vendin veçanërisht në mesin e grave, dhe shumë aktivistë janë larguar nga vendi./albeu.com/