Gjashtë futbolliste humbin ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja në Tiranë (FOTO LAJM)

Ndeshja e futbollit të femrave mes Bilishtit dhe Partizanit është ndërprerë në fundin e pjesës së parë pasi disa lojtare të ekipit të Blinishtit nuk janë ndjerë mirë. Ata dyshohet se mund të jenë helmuar, ndërsa 3 prej tyre janë dërguar me urgjencë në spital.

“Panorama Sport” mëson se 6 futbolliste të Bilishtit kanë pasur gjendje të fikti në fushë, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të vështirë, janë transportuar menjëherë në spital.

Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, menjëherë ka urdhëruar ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë.

Dyshohet se lojtarët e Bilishtit janë helmuar prej ushqimit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar pas kontrollit të hollësishëm mjekësor. Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte me shifrat 5-0.

 

 

 

Shtuar 15.05.2021 15:45